Sot mësuesit festojnë ‘7 Marsin’, cila është zanafilla dhe rëndësia e kësaj dite

7 Mars 2024 | 07:46

Ditën e sotme mësuesit në gjithë Shqipërinë festojnë ‘7 Marsin’.

Data 7 mars është kthyer në një festë zyrtare për mësuesit, e cila festohet me aktivitete të shumta në shenjë falenderimi për dijet që arsimtarët përcjellin te brezi i ri.

Kjo festë e ka zanafillën te hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe, e cila u hap si sot 137 vite më parë në qytetin e Korçës.

Kjo ishte një ngjarje me rëndësi të madhe në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare. Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte rreptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet.

Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull.

Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara dhe frymëzuan brezin e ri për të luftuar për liri e pavarësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026