Vllaznia bind edhe në Kupë, shkodranët mposhtin Erzenin 6-1

7 Mars 2024 | 16:11

Kupa e Shqipërisë ka njohur dhe dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste dhe ato janë Tirana dhe Vllaznia. Bardheblutë mposhtën Teutën, ndërsa në anën tjetër në Loro Boriçi, vendësit shpartalluan Erzenin në shifrat 6-1.

Një përballje e dominuar nga të besuarit e Qatip Osmanit, por me Erzenin që luajti me një lojtar më pak që prej minutës së 40, ku Atanda u ndëshkua me të kuq.

Shkodranët shënuan në pjesën e parë me Balajn dhe Malën, ndërsa në fraksionin e dytë një autogol i Stojanoviç rihapi sfidën, e duke shtuar ndeshjen e parë që u fitua nga shijakasit 2-1, bëri që të ketë 30 minuta shtesë. Në minutën e 98’ Gomes dërgoi shifrat në 3-1 e më pas Balaj shënoi të katërtin, me Gomes që realizoi dhe dy herë të tjera duke vulosur triumfin 6-1.

Në sfidën e luajtur më herët të mërkurën Tirana eliminoi Teutën. Koha e rregullt përfundoi 1-1 pas golave të Peposhit dhe Latifit. Koha shtesë nuk solli ndryshime duke bërë që të aplikoheshin 11 metërshat. Nga pika e bardhë gaboi Jonuzi për kryeqytetasit dhe Kotobelli e Jazxhi për durrsakët, duke bërë që të avancojë ekipi i Erbim Fagut. Tirana e Vllaznia i bashkohen kështu dyshes Kukësi-Egnatia në gjysmëfinale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026