Dhomat me qira s’do taksohen, ato që jepen për turistët s’do regjistrohen si biznese

7 Mars 2024 | 16:41

Individët që japin dhoma me qira nuk do të regjistrohen si biznes. Ky është propozimi i fundit i qeverisë, e cila ndryshon varianti fillestar në projektligjin e turizmit, ku thuhej se çdokush që jepte me qira një dhomë, apartament apo vilë nëpërmjet platformave AirBnB apo Booking për qëllime turistike, duhet të regjistrohej si biznes në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ministria e Financave propozoi këtë lehtësi në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, duke argumentuar se ofrohet aktivitet sezonal, vetëm 2-3 muaj gjatë verës apo një periudhë në festat e Krishtlindjeve.

Me këtë ndryshim, tashmë, detyrimin për t’u regjistruar në QKB, do ta kenë vetëm sipërmarrësit që kanë bllok apartamentesh, “Struktura akomoduese të trashëgimisë kulturore” dhe “Hotele të shpërndarë”, të menaxhuar nga i njëjti sipërmarrës turistik.

Individët apo qytetarët që i përkasin kësaj kategorie do të duhet të marrë në ministrinë e Turizmit një certifikatë kategorizimi sipas standardeve të dhomës, apartamentit apo vilës.

Drafti parashikon që nëse këta qytetarë japin pronën me qira pa marrë certifikatën e klasifikimin gjobiten nga 20-50 mijë lekë. Në këtë kategori bëjnë pjesë kryesisht familjet që nuk ushtrojnë aktivitet në fushën e turizmit përgjatë gjithë vitit, por një pronë që kanë e japin me qira për pushuesit vetëm në sezonin verorë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026