Studentët nga Presheva në Shqipëri, nis nga Gjirokastra marrëveshja për bashkëpunim

7 Mars 2024 | 16:57

Të rinjtë e Preshevës do të kenë mundësi që të ndjekin studimet universitare në Shqipëri.

Pikërisht për të folur mbi këtë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit,  Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka pritur në një takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Nevzad Lutfiun dhe rektorin e universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Bektash Mema.

”Duke filluar nga viti akademik 2024-2025, 30 studentë, vajza dhe djem nga Lugina e Preshevës do të kenë çdo vit mundësinë të kryejnë studimet universitare në Shqipëri, duke përfituar bursa studimi dhe akomodimin falas përgjatë gjithë periudhës së studimit. Jo vetëm kaq, por duke ndjekur modelin që ka propozuar Bashkia e Gjirokastrës dhe Universiteti i Gjirokastrës,  e cila e ka nisur projektin që në tetor të vitit të kaluar, studentëve mund t’ju ofrohen edhe mundësi punësimi në Shqipëri gjatë muajve të verës”, tha Igli Hasani, ministër i Jashtëm.

Rektori i universitetit ‘Eqerem Çabej’ vuri në dukje se tashmë disa studentë nga Presheva janë tashmë pjesë e këtij universiteti, por kaq nuk mjafton.

Qeveria shqiptare është duke shqyrtuar mbi mënyrat sesi mund të ofrohet mbështetje për specializime në fushën e mjekësisë dhe të zhvillimit të praktikave mjekësore pranë spitaleve shtetërore apo private në vendin tonë, por edhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe medias.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026