“Zgjedhorja”, Gjiknuri: T’i lihet kohë ekspertëve. Alibeaj: Prioritet vendimet e GJK
Në tryezën e radhës të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, mazhoranca dhe opozita janë dakordësuar për t’i lënë kohë dhe mundësi ekspertëve zgjedhore që të diskutojnë mbi draftet, por edhe propozimet e ndryshme që janë hedhur mbi mundësinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Damian Gjiknuri deklaroi se është e nevojshme për ekspertët e të gjitha palëve që të ulen në një tryezë pa përfaqësues të lart politik dhe të diskutojnë mbi opsionet dhe variantet se si mund të bëhet Reforma Zgjedhore.
Ndërkaq për kolegun e tij demokrat në këtë komision, Enkelejd Alibeaj është me interes që gjatë kësaj tryeze pune në nivel ekspertësh përveç mundësive për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR, me shumë interes është edhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës kushtetuese, konkretisht për herësin dhe votën e emigrantëve.
Pas kësaj faze, Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, pritet të prodhojë draftet e para të reformës zgjedhore, të cilat pasi të diskutohen dhe miratohen në komision, do i kalojnë seancës plenare, aty ku së paku, duhen 84 vota pro.
LEXONI GJITHASHTU:
- Meta: Reforma territoriale ka dështuar, do propozojmë rishikim të legjislacionin
- Barometri/ Rama, Berisha, Basha apo Meta, cili nga politikanët është më i ndershëm?
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania