Kurti: Politikat feministe po e përparojnë demokracinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria që ai udhëheq përkrah politika feministe barazimtare, pasi sipas tij politika të tilla po e përparojnë demokracinë ngado.
Më 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kurti tha se ekzekutivi ka marrë masa për të përmirësuar jetën e grave dhe vajzave duke u ofruar atyre shtesa, grante, bursa, vaksina e përkrahje tjetër.
“Politikat feministe po e ruajnë dhe po e përparojnë demokracinë ngado sot. Ato e kanë fituar luftën politike sepse tashmë nuk ka dyshime më se këto të dyja mund të ecin vetëm bashkë. Ky është edhe shteti për të cilin punojmë për çdo ditë, demokrat po, por edhe feminist gjithsesi”, tha Kurti gjatë një konference të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore për nder të 8 marsit.
Kryeministri kosovar tha se fuqizimi i pozitës së grave në shoqëri, e veçmas “forcimi i pozitës ekonomike të saj, janë ndër ndryshimet thelbësore që Qeveria jonë ka shtyrë përpara që nga fillimi i mandatit”.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka një hendek të madh sa i përket punësimit të grave dhe burrave. Të dhënat e tremujorit të parë të vitit 2023, flasin për vetëm 18.5 për qind të grave në moshë pune të punësuar, krahasuar me 51.5 për qind të burrave të punësuar.
Rama takim me banorët e Zvërnecit, Euronews Albania zbulon detajet
Dy ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë, nisin tensione në Mitrovicë
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit të “Rrugores” i vendoset thika në fyt, arrestohet autori
- 16:39 Finlanda bllokon blerjet e pronave të lidhura me kompani kineze
- 16:37 Turqia kërkon forcimin e tregtisë së lirë në takimin e OECD-së të mbajtur në Paris
- 16:33 Presidenti i Libanit: Populli libanez nuk është populli i Hezbollahut
- 16:27 Ushtria kineze: Një fregatë holandeze u monitorua në Ngushticën e Tajvanit! Edhe javën e kaluar hyri ilegalisht
- 16:22 Rama takim me banorët e Zvërnecit, Euronews Albania zbulon detajet
- 16:19 Senati amerikan miraton projektligjin prej 70 miliardë dollarësh për emigracionin