8 Marsi| Biblioteka e Gjirokastrës organizon ekspozitë me libra të autoreve femra

8 Mars 2024 | 17:35

Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare për të drejtat e Grave në bibliotekën e qytetit të Gjirokastrës është çelur një ekspozitë me botime të ndryshme të autoreve vendase dhe të huaj.

Në këtë aktivitet u ekspozuan libra letrarë, studimorë si dhe botime të tjera që kanë për autore gra të njohura për kontributin intelektual dhe shoqëror në vite.

“Kjo ekspozitë çelet me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në këtë ekspozitë ne kemi paraqitur libra që flasin për gratë, gra të njohura shqiptare dhe të huaja, në këtë ekspozitë gjithashtu do të ketë shkrimtare dhe autore të ndryshme të huaja, shumë të njohura shqiptare por edhe lokale”, Alban Matushi, drejtor i bibliotekës.

Në bibliotekën “Apostol Meksi” në Gjirokastër rreth 50% e lexuesve janë femra të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Te preferuara nga lexuesit janë dhe librat dhe botimet që kanë si autore gratë.

“Shumica e të regjistruarve dhe fondit tonë janë lexuese dhe botuese femra, një pjesë e mirë, mbi 50% janë femra. Preferohen edhe autoret e vjetra si dhe ato të reja kërkohen shumë në bibliotekën tonë”, Alban Matushi, drejtor i bibliotekës.

Në kuadër të festave të 7-8 Marsit në Gjirokastër janë zhvilluar aktivitete të shumta, të cilat mes të tjerash kanë gjallëruar qytetin e gurtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026