SNUS tjetër tendencë e adoleshentëve, Shuperka: Duhet ndaluar është për duhanpirësit
Kurioziteti për të provuar gjithçka ju ofrohet , i ka çuar adoleshentët drejt një trendi të ri dhe ai është SNUS, një produkt me nikotinë sintetike. Eksperti për çështjet e duhanit dhe alkoolit Roland Shuperka thotë se SNUS është krijuar për duhanpirësit që duan të shkëputen nga varësia dhe totalisht i ndaluar për adoleshentet.
Por, kjo nuk po i ndal adoleshentët ndaj apeli i ekspertit shkon për instancat shtetërore.
Ajo çfarë i ka çuar të rinjtë drejt përdorimit të SNUS, janë modelet nga personazhe të famshëm.
I shqetësuar për situatën e duhanpirjes në Shqipëri, Shuperka thotë se dhe ligji nuk po gjen zbatim. Ai merr në shembull Kosovën, shtet I cili ka nisur hartimin e një ligjit të ri.
Pirja e duhanit nga adoleshentët është kthyer në një alarm për ekspertët e shëndetësisë Botërore. Të dhënat e fundit flasin për shtim të fëmijëve 13-15 vjeç në radhët e duhanpirësve. Nisur nga kjo situatë OBSh e ka vendosur që në fokus të ditës botërore kundër duhanit në 31 maj të 2024, në fokus të jetë frenimi i duhanpirjes tek adoleshentët. Në nivel global, 1 në 5 të rritur janë duhanpirës, ndërsa objektiv është ulja e numrit të konsumatorëve deri në 2030.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin