Çfarë i mungoi Arlind Qorit në fushatë? E zbulon analisti: Jo të qartë në…
Analisti Ben Andoni ishte këtë të premte i ftuar në “Barometri” në Euroneës Albania për të folur rreth sondazhit për rritjen e pëlqyeshmërisë për politikanët e rinj si Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Endri Shabani.
Analisti tha se gjatë fushatës së bërë në zgjedhjet e majit, qasja që bëri Arlind Qori ishte shumë interesante dhe ndonëse e ka të qartë ideologjinë e vetë i mungonte një element. Sipas tij ai do duhej të ishte më prezent, e jo të bënte të njëjtën gjë që bëjnë liderët e partive kryesore.
“Zoti Qori pati një qasje shumë interesante në fushatën lokale, por i mungonte një element që është i dhimbshëm për të gjithë shqiptarët. Ti në fushatë shikon gjithnjë liderët kryesor, të njëjtën gjë bëri dhe ai.
Zoti Shabani u mundua të jetë shumë prezentë, por gjithsesi edhe ai ka një diferencë shumë të madhe me njerëzit që ai përfaqëson. Zoti Lapaj është munduar të bëjë diçka tjetër, por njerëzit kur perceptojnë politikën, duan të shikojnë edhe grupet që përfaqësojnë një ide.
Këtu kemi emrat dhe gjëja që mungon më shumë, përveç Arlindit që ka një koncept ideologjik për ideologjinë personale të grupimit të tij, i shikoj pak të paqartë si Adriatikun edhe Endrin”,-tha analisti.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse
- 22:09 “PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar