“Jo negociata me Rusinë”, Zelensky-Erdogan: S’i pranojmë ata që po na shkatërrojnë

9 Mars 2024 | 18:52

Presidenti ukrainas nuk e sheh të mundur një samit paqeje me përfaqësues të Rusisë, të propozuar nga homologu turk Recep Tayip Erdogan.

Ky i fundit e priti Zelenskyn në Stamboll, për të diskutuar pikërisht mbi një samit paqeje, ose një dialog dypalësh Ukrainë-Rusi të moderuar nga Ankaraja.

“Nuk e kuptoj se si mund të ftojmë njerëz që bllokojnë, shkatërrojnë dhe vrasin gjithçka. Ne duam të shohim rezultate konkrete për paqen në Ukrainë. Ndaj, së pari, janë vendet e civilizuara të botës që do hartojnë një plan të detajuar përmes të cilit do të ketë rezultate dhe vetëm atëherë do mund të përfshihen përfaqësues të Rusisë”, tha Zelensky.

Dy presidentët nënshkruan edhe disa akorde, përfshirë ato për lehtësimin e tregtisë dypalëshe dhe bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve. Zelensky vizitoi edhe një kantier ku po ndërtohet një luftanije për marinën ukrainase.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026