Të akuzuar për rrëmbim dhe dhunë, ekstradohen nga Gjermania e Britania 2 shqiptarë
Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania drejt vendit tonë gjatë ditës së sotme.
Përmes një njoftimi, Policia bën me dije se është ekstraduar nga Gjermania shtetasi Abedin Bacja, 34 vjeç, lindur në Fier dhe i dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Po ashtu nga Britania është ekstraduar një 43-vjeçar nga Mati, i cili akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Njoftimi i Policisë:
Bashkëpunimi i rradhës me partnerët në Gjermani dhe në Mbretëri të Bashkuar, realizon ekstradimin e 2 shtetasve të dënuar/akuzuar për rrëmbim, dhunë dhe shkatërrim prone.
Ky bashkëpunim i cili është konkretizuar ndërmjet zyrave të Interpolit në Tiranë, Ëiesbaden dhe Manchester, ka mundësuar ekstradimin në Shqipëri:
-nga Gjermania, të shtetasit Abedin Bacja, 34 vjeç, lindur në Fier. Ai është dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Në vitin 2013, shtetasi Abedin Bacja dhe 2 shtetas të tjerë, kanë marrë me forcë, në automjet, shtetasin A. Xh.. Më pas kanë telefonuar babanë e tij, të cilin e kanë kanosur për jetën e shtetasit A. Xh., nëse nuk iu jepte shumën 7500 euro;
-nga Mbretëria e Bashkuar, të shtetasit R. M., 43 vjeç, lindur në Mat. Gjykata e Matit, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Në vitin 2021, shtetasi R. M. ka goditur në kokë dhe në trup, me send të fortë (levë hekuri), kunatin e tij, dhe i ka dëmtuar automjetin.
Policia e Shtetit do të vijojë intensivisht, punën dhe operacionet e përbashkëta, me partnerët në të gjithë botën, për të lokalizuar, kapur dhe finalizuar ekstradimet e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut