“Më fal”/ Filmi me metrazh të shkurtër prezantohet në Pogradec 

10 Mars 2024 | 20:37

Ne muajin e gruas u shfaq premierë në Pogradec Filmi me metrazh të shkurtër “Më Fal”, me mesazhin e vetëm që një grua mund t’ia dale.

Juarda Allko 18-vjeçarja nga Cerriku ka zgjedhur që në Ditën Ndërkombëtare të Gruas të vijë me një  fushatë sensibilizuese e cila ka në fokus tradhtinë dhe dhunën ndaj femrës.

18-vjeçarja modele edhe pse shumë e re nisur edhe nga eksperiencat personale por edhe ajo se çfarë ka parë mbi mënyrën se si trajtohet gruaja sot, ka zgjedhur që nëpërmjet iniciativës krejtësisht personale të japë një mesazh të qartë për vajzat, të mos jenë pre e dhunës apo bullizmit.

Iniciativës së saj i janë bashkuar edhe njerëz të njohur të artit siç është miss Rose, e cila ka guxuar që nga muzikante të shkruajë një skenar filmi me metrazh të shkurtër për një grua të tradhtuar që vetëflijohet.

Afroviti Gusho aktiviste e mbrojtjes së grave në Pogradec  prej më shumë se 15 vitesh, shprehet entuziaste që mesazhe të tilla vijnë tashmë jo vetëm nga gratë por edhe nga të rinjtë me artin e tyre.

Filmi me metrazh të shkurtër “Më Fal” u shfaq premierë në Pogradec dhe do të vijojë rrugëtimin më disa qytete të vendit, me mesazhin e vetëm që një grua mund t’ia dalë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026