E martuar me iranianin! Vajza shqiptare zbulon sekretin e dashurisë
Sarfaraz Rahimi, anëtar i bordit ‘Nejat Albania’ ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania së bashku me bashkëshorten e tij shqiptare Erisa Idrizi.
Kjo e fundit u shpreh se ka një djalë në moshën 6-vjeçare, i cili flet tre gjuhë të huaja, por gjuhën shqipe e flet pak me vështirësi.
Mes tjerash ajo theksoi se është e lumtur dhe e plotësuar familjarisht duke shtuar se e mbështesin shumë njëri-tjetrin në çdo aspekt.
“Tani djali im flet tre gjuhë të huaja, përveç shqipes që e ka pak problem. Ne në shtëpi flasim gjithë kohës persisht ose anglisht dhe unë jam e lumtur. Kemi krijuar atë grupin tonë, për çdo gjë flasim me njëri-tjetrin. Ka shumë të tjerë që bashkëjetojnë me iranianë, kanë fëmijë me iranianë dhe janë të lumtur. Unë për vete jam e plotësuar familjarisht.
Nuk ndërhyjmë te gjërat e njëri-tjetrit, japim mbështetje emocionale për njëri-tjetrin, e ndihmojmë nga ana ligjore, bëjmë konsulenca të ndryshme. Ne i ftojmë shumë iranianët që të vijnë në shtëpinë tonë për të ju thënë qe s’janë vetëm. Deri diku ia kemi arritur qëllimit. Unë i shikoj ata si mbështetje. Shumë shpesh më janë gjetur pranë iranianët sesa familjarët e mi, që ndonjëherë si kanë pasur mundësitë”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 13:37 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit