Fondacioni Vodafone Albania në ndihmë të grave në vështirësi

11 Mars 2024 | 16:57

8 marsi është një ditë e shënuar për çdo grua, por në veçanti për ato gra, jeta e të cilave rrezikohet çdo ditë prej dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore. E së fundi, edhe prej dhunës dhe bullizmit në internet, siç kemi dëshmuar vitin e fundit me dhjetra raste, kur ka pasur edhe nga ato që i kanë dhënë fund jetës së tyre në kushte të vështira psikologjike. Këto janë gra për të cilat jeta është një e tatëpjetë e vështirë, që po jetojnë momente të errëta në jetën e tyre dhe kanë nevojë për një rreze shpresë. Ndaj Vodafone Albania dhe Vodafone Albania Foundation organizuan edhe këtë vit, njësoj si vitin e kaluar, një event hiking me misionin për të mbledhur fonde për një strehëz që përkujdeset për vajzat e gratë në kushte të vështira, siç është “Shtëpia Rozalba”, në Lezhë.

Si shteg u përzgjodh sërish Mali i Dajtit por këtë herë, ngritja e fondeve u arrit edhe falë kontributit të dhjetëra qytetarëve që u bënë pjesë e hiking-ut përmes një pagese modeste. Në bashkëpunim me platformën “Smile” nga Credins Bank, Vodafone Albania Foundation ka arritur të sigurojë më shumë se 5,000 euro për “Shtëpinë Rozalba”, në Lezhë.

Pjesë e hiking u bënë personalitete nga politika, përfaqësues të qeverisë, si Romina Kuko, zëvendësministre e Punëve të Brendshme dhe Kryetare e Këshillit Bashkiak, znj. Elvana Hana, Drejtore Ekzekutive e Fondacionit “Credins”, përfaqësues të organizatave si Michelle Ribotta nga UN Women Albania, por edhe personazhe të medias si Erla Mëhilli, moderatore dhe autore e “Now” në Euronews, Isli Islami, Deborah Keçi dhe Anxhi Çeliku.

Vetëm vitin e fundit, dhjetra vajza e gra kanë rënë pre e dhunës me bazë gjinore, shumë syresh edhe si pasojë e bullizmit dhe trysnisë online. Dhuna me bazë gjinore është dhunë kundër gjithë shoqërisë, sepse rrezikon çdo ditë jetët jo vetëm të grave, por edhe të fëmijëve e familjeve shqiptare. Por ne të gjithë bashkë mund të bëjmë një ndryshim dhe të sjellim pak dritë në jetët e viktimave të dhunës në familje e asaj me bazë gjinore. #NdizNjëShpresë është një slogan që ndërgjegjëson dhe na frymëzon të bëhemi pjesë e zgjidhjes së këtij problemi.

Vodafone Albania Foundation i ka vajzat dhe gratë viktima të dhunës në qendër të vëmendjes. Platforma dhe aplikacioni Brightsky, i cili tashmë është shkarkuar me dhjetra mijëra herë në Play Store dhe App Store, ofron konsulencë dhe ndihmë nëpërmjet teknologjisë për këdo që ndihet e kërcënuar nga dhuna në familje apo ajo me bazë gjinore.

Edhe këtë mars, falë eventit të hiking #Shinealight, i cili tashmë është kthyer në një traditë të bukur, u bëmë dëshmitarë të asaj se, së bashku, mund të ngjisim edhe majat më të larta dhe të tejkalojmë sfidat më të mëdha!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026