Dakordësia me opozitën|Spiropali: Ngritja e Komisioneve Hetimore, e drejtë e pakicës

12 Mars 2024 | 15:17

Deputetja e Partisë Socialiste është shprehur është një shenjë e mirë që një pjesë e opozitës (Rithemelimi) do i kthehet jetës parlamentare normalisht, pas marrëveshjes së arritur sot me PS për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Komentet Spiropali i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se radikalizimi në politikë nuk të çon askund, por sipas saj, janë debatet dhe alternativat që i japin peshë një force politike.

Ajo tha gjithashtu se nuk ka pasur negociata sekrete dhe shtoi se është vota e shqiptarëve ajo që përcakton fitoret dhe humbjet dhe jo tryezat.

“Isha shumë e kënaqur sot kur i pashë në konferencën e kryetarëve kolegët e mi, Tabakun, Bardhin, etj dhe ashtu duhet të jetë gjithmonë. Thirrjet tona kanë qenë të përsëritura për të bërë atë që bëmë sot.

Ngritja e Komisioneve Hetimore është një e drejtë e deputetëve dhe e opozitave për të kërkuar llogar dhe që na jep ne mundësinë për llogaridhënie. Është ditë e mirë që një pjesë e opozitës ka vendosur sot që këtë të drejtë kushtetuese ta shfrytëzojë në Kuvend, pasi ajo aty ka qenë. Fitoret dhe humbjet tona i përcakton vota e shqiptarëve dhe jo tryezat.

Nuk ka pasur mes nesh tryeza të fshehta apo të hapura, por janë institucionet e Kuvendit që krijojnë ura për komunikimin politik mes forcave. As bojkoti i zgjedhjeve, as djegia e mandateve, as bilbilat, nuk e rrit besimin e qytetarëve te një forcë politike. Alternativa, debati, fjala e bën këtë. Radikalizimi nuk është flamur fitoreje, por mund të jetë jorgan për të mbuluar problemet e brendshme”, tha Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026