Dakordësia me opozitën, Çuçi: Rikthyem dialogun, çfarë u vendos për komisionet

12 Mars 2024 | 14:32

Në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi, pranoi aritjen e dakordësisë me kreun e grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, për ngritjen e komisioneve parlamentare.

Çuçi tha se Konferenca e Kryetarëve do të mbahet sërish të mërkurën në orën 13:30, ku do të avancohet me ngritjen e 2 komisioneve parlamentare.

Sipas socialistit, palët kanë rënë dakord për një grup të përbashkët pune i cili do të merret me përcaktimin e objektit të hetimit të komisioneve.

“Pavarësisht nga shkaqet që sollën këtë sjellje të opozitës për 4 muaj është lajm pozitiv që më në fund opozita u ul në Konferencën e Kryetarëve ku ne diskutuam sot dhe u duk se ne rivendosëm dialogun aty ku e kishim lënë në muajin tetor.

Sot vendosëm atë që ne e kemi thënë dhe e prisnim për më shumë se 4 muaj, të rregullojnë objektet për dy komisinet që ata propozuan. Lamë një grup të përbashkët pune për të ngritur objektet e komisioneve hetimore, në përputhje me ndryshimet ligjore që u janë bërë komisioneve. Ishte një frymë e mirë për vijimin e një jete parlamentare normale që të gjithë e kamë kërkuar, që të gjithë qytetarët e duan. Ata zgjodhën të ikin nga jeta parlamentare dhe kuptuan se ai aksion nuk i çon asgjëkundi.

Ndërkohë reforma zgjedhore nuk ka asgjë, ka një komsion që vijon punën. Do shohim produktin e këtij komisioni”, tha Çuçi.

Kujtojmë se dy komisionet hetimore që pritet të ngrihen si pjesë e negociatave mes maxhorancës dhe opozitës, janë kontratat në shëndetësi (sterilizimi) dhe komisioni për të dhënat personale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026