Arrihet dakordësia maxhorancë-opozitë në parim, zbulohen komisionet që do të ngrihen

12 Mars 2024 | 14:07

Euronews albania ka zbardhur detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Konferencës së Kryetarëve.

Burime bëjnë me dije se dy komisionet hetimore të kërkuara nga Gazment Bardhi, si pjesë e negociatave me maxhorancën, janë kontratat në shëndetësi (sterilizimi) dhe komisioni për të dhënat personale.

Duket se palë tashmë kanë arritur një dakordësi në parim ndërkohë që pritet vendimi final.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, deklaroi gjatë mbledhjes se PS është gati që tani për ngritjen e komisioneve hetimore.

“Të mos humbim asnjë sekondë nga kjo skenë paqeje. Nuk dua të humbim këtë peisazh. Të ngremë bashkarisht objektin, qe nesër, dhe të miratojmë konkretisht komisionet hetimore”, tha Çuçi.

Ndërkohë që Gazment Bardhi iu përgjigj: “Jam gati që më 29 shtator. Të ulemi të shikojmë kërkesat, objektin. Të prezantojmë dy projektvendimet në konferencën e kryetarëve”.

Deputetët opozitarë mbështetës së ish-kryeministrit Sali Berisha kanë vendosur si kusht për t‘u tërhequr nga aktet e mosbindjes civile në Kuvend, miratimin e kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore sikundër ndryshimin e antarësisë së Komisionit parlamentar të reformës zgjedhore dhe të bashkëkryesimit të opozitës, ku në vend të Enkelejd Alibeajt kërkojnë të përfaqësohen me deputetin Oerd Bylykbashi.

Nuk dihet ende zyrtarisht të gjitha pikat që palët janë dakordësuar mes tyre. Pritet që më shumë detaje të jepen nga krerët e grupeve paralmentare në përfundim të Konferencës së Kryetarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026