“Amerikanët sinjalizojnë tensione”, Kurti: Kosova nuk i trembet Serbisë
Shërbimet amerikane ne një raport te publikuar se fundmi, kanë përmendur rrezikun e tensioneve ne Ballkan, sidomos marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë, pas sulmit te 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit. Këtë raport e komentoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij, këtë rrezik e kanë paralajmëruar edhe institucionet e Kosovës, por shtoi se këtë askush më mirë se SHBA nuk e di. Megjithatë, ai tha se nuk bëhet fjalë për konflikte ndëretnike, por adresa është Serbia.
“Konfliktet nuk janë ndër-etnike, nuk është dallimi etnik ai që shkakton konflikt, por është autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotin në Moskë. Ne kemi paralajmëruar kaherë që shtetet jodemokratike edhe në rajonin tonë jo vetëm në lindje të Evropës janë në rrezik për sigurinë dhe paqen, por natyrisht që këtë gjë hollësisht dhe thellësisht sikurse SHBA-ja nuk mund ta dijë askush.
“Sipas Kurtit, Kosova po bën edhe hapa te tjerë ne drejtim te krijimit te sigurisë së shtetit të Kosovës nga çdo cenim”,-tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
“Ajo çfarë bëjmë ne është që ne përgatitemi maksimalisht atë çka mundemi dhe dimë, andaj përuruam këtë Qendër Shtetërore për Siguri Kibernetike për trajnime të cilat do të merren dhe do të ofrohen aty. Pata nderin bashkë me komandantin e Sigurisë së Kosovës të shoh edhe këta 15 kamionë multifunskionalë të firmës gjermane që i kemi përfshirë tashmë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. 10 prej tyre i kemi blerë me buxhetin e shtetit, 5 janë donacion.”
Këto komente Kurti i bëri pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.
LEXONI GJITHASHTU:
LVV merr mandatin e 53-të, hapet rruga për formimin e qeverisë me komunitetet
Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3,500 trupa
PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane
- 14:56 Raporti, vajzat e reja më të ekspozuara se djemtë ndaj gjuhës së urrejtjes
- 14:43 Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin apo Pishë Poro–Nartën
- 14:24 Rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset
- 14:24 Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
- 14:21 Vëllezërit Coen të kinemasë botërore do të nderohen me Çmimin Lumière 2026
- 14:16 Hapet në Paris biblioteka lundruese me mbi 5,000 libra që mund të merren pa kthim