Gazment Bardhi mesazh deputetëve, çfarë u vendos në Konferencën e Kryetarërve
Gazment Bardhi ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në lajmërimin e tij, për deputetët demokrat ai ka thënë edhe se për çfarë u dakordësuan në Konferencën e Kryetarëve.
Mesazhi i plotë:
Te nderuar kolegë,
Nesër në orën 11:30, do te zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar.
Në parim në Konferencën e Kryetarëve u ra dakord:
Të ushtrohet e drejta e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore që u rrëzuan në 12 Tetor, duke u tëhequr nga vendimet në atë seancë.
Të ngrihet me vendim të Kuvendit një Nënkomision për Reformat, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 GPPS – 2 GPPD). Ky nënkomision është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian. Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.
Konferenca e Kryetarëve, me propozimin e përfaqësuesve të opozitës, miraton një kalendar konkret për shqyrtimin, diskutimin dhe votimin e ligjeve të propozuara nga deputetët. Kryetarja e Kuvendit kujdeset që Komisionet Parlamentare të zbatojnë kalendarin konkret të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve.
Do të punohet për projektvendimet gjatë ditës dhe më pas do të ketë nesër në 13:30 një tjetër mbledhje të Konferencës së Kryetarëve.
Lajm në përditësim…
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
- 14:41 Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat
- 14:27 “Protesta mesazh i rëndësishëm për qeverisjen”, Rama nga Gjermania: Në atë bulevard ku flamingot festojnë lirinë, janë vrarë njerëz
- 14:17 Kryeministri francez shpall dënimin me burgim të përjetshëm për abuzuesit seksualë të fëmijëve
- 14:10 Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
- 14:02 Rama në Ruhr Summit: Shqipëria, “laborator i vogël inteligjent” në Evropë
- 14:02 Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin