Ambasada Britanike në Tiranë: Përshëndesim dakordësimin mes PS dhe “Rithemelimit”
Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar pas arritjes së një dakordësia mes PS dhe “Rithemelimit” gjatë ditës së sotme, e cila i jep fund aksionit radikal opozitar në Parlament.
Me anë të një statusi në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook, ajo është shprehur se është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të gjithë qytetarëve shqiptarë.
“Ambasada Britanike në Tiranë përshëndet progresin e njoftuar sot në lidhje me Parlamentin dhe përpjekjet e të gjithë atyre që u përfshinë për ta bërë këtë të mundur. Presim me padurim rikthimin e rendit normal në Parlament.
Është thelbësore që deputetët e të gjitha partive të fokusohen në rolet e tyre kryesore, në shqyrtimin e legjislacionit dhe punës së qeverisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë”,-thuhet në postimin e ambasadës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Marrëveshja me opozitën, Delegacioni i BE: Parlamenti që funksionon mirë, thelbësor
- Dakordësia PS-Rithemelimi, Alibeaj: ‘Revolucioni’ i Berishës paska qenë gënjeshtër
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë