Thaçi takon Richard Grenell, flasin për marrëveshjen Kosovë-Serbi, anashkalojnë çështjet lokale

23 Janar 2020 | 08:36

Për të dytën herë pas zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019, Riçhard Grenell, i dërguari special i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi ka zbarkuar dje në Kosovë.

Ai darkoi me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, në një nga restorantet e Prishtinës, i cili e priti gati një orë në darkën e paracaktuar. Por, paraprakisht të dy folën para mediave.  

Diplomati amerikan ishte lakonik në përgjigjen ndaj pyetjes së Euronews Albania nëse shteti i tij ka preferencë ndonjë parti a koalicion në formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Ndërsa në pyetjen tjetër të televizionit nëse pas marrëveshjes së nënshkruar në Berlin për linjën Prishtinë-Beograd, hapi i tij i ardhshëm do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë, Grenell tha se mirëqenia dhe vendet e punës për njerëzit në Kosovë e Serbi do t’i bëjnë ata që të harrojnë çështjet politike, por se pa u zgjidhur konflikti mes dy vendeve, nuk ka investim nga jashtë dhe as ekonomi të zhvilluar.

“Ne do t’i nxisim qeveritë dhe liderët në Kosovë dhe në Serbi, e t’u themi: ‘shikoni njerëzit, nisni lëvizni drejt hapjes së vendeve të punës’. Komuniteti biznesor në SHBA e në Evropë dëshiron të vijnë në këtë rajon në formë më të madhe. Por, s’mund ta bëjnë nëse ka konflikte nga establishmenti politik.

“Presidenti Trump ka qenë i përqendruar në këtë, duke thënë: ‘kur keni ekonomi vibrante, kur keni njerëz që marrin pjesë në ekonomi me mënyra të reja, me biznese të reja dhe punë më të mira, çështjet politike bien, sepse atëherë njerëzit përqendrohen në jetën e tyre të përditshme. Për këtë jam këtu dhe s’dua të kyçem në debatin politik, sepse kjo po na lë prapa.

Dua të shikoj problemet që i kemi e të lëvizim para, të dyja Kosova dhe Serbia drejt një bashkëpunimi më të madh për njerëzit”, theksoi Richard Grenell, i dërguar special i Presidentit të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i çili tha se beson që kjo marrëveshja finale mes dy vendeve do të arrihet në mandatin e Trump, e pas kësaj do t’i hapet rrugë zhvillimit ekonomik.

“Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Kam besim të plotë që nën lidershipin e Presidentit Trump do të arrijmë deri tek marrëveshja finale mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, e kjo do t’i ndihmojë shumë zhvillimit ekonomik, progresit, paqes dhe stabilitetit”, tha z.Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës

Duke folur për nominim e kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Thaçi tha se tani u mbetet partive të punojnë për arritjen e marrëveshjes dhe se Grenell nuk është këtu për çështje lokale. Ai shtoi se temë diskutimi me Grenell është dialogu dhe çështjet jetike të konsolidimit të Kosovës. 

I dërguari i Presidentit të SHBA, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell do të vizitojë sot Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026