BE voton ligjin për të mbrojtur lirinë e medias, kufizohet “spiunimi” i gazetarëve

13 Mars 2024 | 14:36

Akti i Lirisë së Medias – i propozuar për herë të parë nga ekzekutivi i BE-së në shtator 2022 – u miratua me shumicë dërrmuese të mërkurën me 464 vota pro, 92 kundër dhe 65 abstenime.

Akti do t’i detyrojë qeveritë e vendeve të BE-së që të mbrojnë më mirë mediat kundër ndërhyrjeve malinje dhe të kufizojnë përdorimin e “spyware” kundër gazetarëve. Mediat do të duhet gjithashtu të zbulojnë në mënyrë transparente informacionet në lidhje me pronësinë, financimin dhe reklamat shtetërore.

Me porosi të BE do të krijohet një organ i ri, i quajtur Bordi Evropian për Shërbimet Mediatike, i cili do të mbikqyr zbatimin e ligjeve.

Dezinformimi i përhapur, mungesa e transparencës mbi pronësinë e medias dhe presioni në rritje ndaj gazetarëve e shtynë bllokun të ndërhynte me rregullat e reja gjithëpërfshirëse.

Është rregullorja e parë e BE-së për të mbrojtur shtypin e lirë, i konsideruar si një gur themeli i demokracisë evropiane.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se parlamenti kishte “bërë histori” duke miratuar Aktin dhe nderoi kujtimin e gazetarëve Daphne Caruana Galizia nga Malta dhe sllovakun Ján Kuciak, të dy të vrarë pasi thanë të vërtetën ndaj pushtetit.

Věra Jourová, Komisionerja Evropiane për vlerat dhe transparencën, i tha parlamentit të martën se ligji do të dërgonte një “mesazh të qartë për ata që duan të dobësojnë demokracinë”.

“Është një kërcënim për ata që duan të përdorin pushtetin e shtetit, edhe atë financiar, për ta bërë median të varur prej tyre”, shtoi Jourová.

Sabine Verheyen ligjvënësja gjermane e EPP, tha pak përpara votimit se Akti do t’i mundësojë mediave të bëhen më të pavarura nga ndikimi i autoriteteve shtetërore, mes frikës së një rënieje të lirisë së shtypit në disa shtete anëtare.

Vnedet veriore të BE-së, duke përfshirë Irlandën, Finlandën dhe Suedinë, renditen ndër 5 vendet më të mira në botë për pavarësinë e medias, vende të tjera janë prapa.

Verheyen tha se Bordi i ri Evropian do të jetë në gjendje t’i kërkojë llogari qeverive dhe shërbimeve të medias duke hartuar opinione të pavarura dhe duke ndërmjetësuar në mosmarrëveshje. Parlamenti kishte kërkuar që sekretariati i Bordit të emërohej në mënyrë të pavarur për të siguruar pavarësinë nga Komisioni, por kjo nuk ishte e mundur për shkak të “strukturave ligjore”, tha ajo.

Parlamenti kishte shpresuar se ligji do të paraqiste një ndalim të plotë të përdorimit të “viruseve hakërues” kundër gazetarëve, në përgjigje të raporteve për përdorimin e softuerëve si Pegasus dhe Predator për të hakuar pajisjet e reporterëve në Greqi, Hungari, Poloni dhe Spanjë.

“Do të donim një formulim më të fortë kur bëhej fjalë për spyëare, por kjo nuk ishte diçka që mund ta arrinim,” pranoi Verheyen.

Por një pjesë e vogël e shteteve anëtare – duke përfshirë Francën, Italinë, Maltën, Greqinë, Qipron, Suedinë dhe Finlandën – kishin kërkuar një përjashtim që lejonte qeveritë të shfrytëzonin bisedat midis reporterëve dhe burimeve të tyre në rast të një kërcënimi për sigurinë kombëtare.

Verheyen shpjegoi se sipas ligjeve të reja, qeveritë e BE-së do të jenë në gjendje të përdorin spyware kundër reporterëve si një mekanizëm ‘masë e fundit’ vetëm kur ka një motiv ligjor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026