Bie vdekshmëria foshnjore/ UNICEF: 4.9 milion fëmijë humbën jetën
4,9 milion fëmijë nën 5 vjeç kanë humbur jetën në të gjithë botën përgjatë vitit 2022. Ky është niveli më i ulët historik i shënuar ndër vite.
Sipas raporti të publikuar nga Grupi Ndër-agjencior i Kombeve të Bashkuara, vdekshmëria e fëmijëve nën 5 vjeç ka rënë me 51% që nga viti 2000.
UNCIEF ka nxjerr në pah se gjatë një viti 1 në 58 të poraslindur kanë ndërruar jetë, ndërsa ky raport shkon 1 në 27 për fëmijët deri në 5 vjeç.
Por ekspertët kanë vënë në dukje se këto jetë të humbura janë 18% për shkak të lindjeve të parakohshme, 14% nga pneumonia, 12 % nga traumat gjatë lindjes dhe asfiksia, 9% nga diarre dhe shumë shkaqe të tjera të parandalueshme.
Ndërkohë që shifrat globale po shënojnë rënie, ekspertët paralmërojnë se ekzistojnë gjithashtu kërcënime thelbësore dhe pabarazi që rrezikojnë mbijetesën e fëmijëve në shumë pjesë të botës. Këto kërcënime përfshijnë rritjen e pabarazisë dhe paqëndrueshmërisë ekonomike, konfliktet e reja dhe të zgjatura, ndryshimet klimatike dhe pasojat e COVID-19.
Fëmijët e lindur në familjet më të varfra kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin para moshës 5 vjeçare në krahasim me familjet më të pasura, ndërsa fëmijët që jetojnë në mjedise të prekura nga konflikti kanë pothuajse tre herë më shumë gjasa të vdesin para ditëlindjes së tyre të pestë sesa fëmijët në vende të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta