Festimet për Ditën e Verës, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

13 Mars 2024 | 15:55

Tirana është bërë gati të mikpresë festimet për Ditën e Verës më 14 mars. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme në kryeqytet me muzikë, art, lojëra dhe argëtim.

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.

Më konkretisht:

1.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të “Ditës së Verës 2024”, në datë 13 Mars 2024 nga ora 12:00 deri në datë 14 Mars 2024 në orën 24:00, në segmentet e mëposhtme: – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti”;

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “Ish—Hotel Dajti” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”;

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Gjergj Filipi” deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”;            –

Segmenti i rrugës “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri në kryqëzimin me rrugën “Vaso Pasha”, nga ora 12:00 — 23:00;

Rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Brigada VIII- të deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 — 23:00.

2.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes, si më poshtë:

– Në rrugën “Lek Dukagjini”, rrugën “Abdyl Frashëri”, rrugën “Andon Zako

Çajupi-, rrugën “Papa Gjon Pali 11”, rrugën “Sami Frashëri”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”.

  1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “Teg Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit” do të devijojnë tek sheshi “Willson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026