“21 Janari” i kaloi SPAK, gazetarja: Ndrea Prendi është larguar nga Shqipëria
Gazetarja Anduena Llabani është shprehur se ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, është larguar nga Shqipëria, pasi dosja e 21 Janarit i kaloi për hetim SPAK.
Komentet Llabani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Prokuroria e Tiranës ka punuar në hetimin e kësaj çështjeje, por sipas saj, politika dhe në veçanti kryeministri Edi Rama e kanë penguar punën e saj.
Ajo tha gjithashtu se SPAK duhet të shpallë mos-kompetencën për këtë çështje.
“Në 13 vjetorin e përkujtimit të 21 janarit, ne kemi Ramën që deklaroi që ne kemi një organ hetimi pa shtyllë kurrizore. Edhe pse 21 janari është një çështje që ka më shumë se 2 vite e gjysmë që hetohet nga prokurorët e Tiranës, është e vërtetë që ne nuk kemi një përgjigje për gëzhojën që është kryer akt-ekspertimi në Romë, po ata e kanë sjellë përgjigjen dhe kjo çështje është mbajtur shumë sekret. Në Itali janë dërguar shumë armë për ekzaminim.
Ata kanë kërkuar armë sepse e kanë mbaruar ekzaminimin e predhës. Në momentin që kanë mbaruar ekzaminimin e kësaj gëzhoje, ata kanë kërkuar një pjesë të armëve, për të bërë krahasimin se kush është arma sepse arma do i çojë te autori. Jemi në këtë fazë, por ka shumë ndërhyrje të politikës në këtë histori.
Rama thotë kemi një prokurori pa shtyllë kurrizore, çështja duhet t’i kalojë SPAK, etj. SPAK për mendimin tim duhet të shpallë moskompetencën, pavarësisht se kemi një opinion të Gjykatës së Strasburgut, që thotë se është krim shtetëror. Në dijeninë time njëri nga këta personazhet e paditur është larguar nga Shqipëria. Ish-komandanti i Gardës së Republikës. Ndrea Prendi sot nuk ndodhet në Shqipëri, është informacion i ditëve të fundit”, tha Llabani.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet