Vendimi i GJL për ’21 Janarin’, avokati: Berisha, Basha e Prendi do hetohen nga SPAK
Avokati i familjarëve të njërit prej viktimave të 21-janarit, Idajet Beqiri, është shprehur se me vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë për këtë çështje, SPAK do të regjistrojë procedim penal dhe ish-kryeministri Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, do të hetohen nga Struktura e Posaçme.
Komentet Beqiri i bëri pas daljes nga ambientet e Gjykatës së Lartë, ku u mbajt ditën e sotme seanca mbi rekursin e bërë nga avokatët e familjarëve.
Beqiri tha se më herët kërkesa e tyre që çështja për urdhëruesit e 21 janarit, ku bëjnë pjesë Berisha, Basha dhe Prendi, të mos hetohej më nga Prokuroria e Tiranës, por nga SPAK, ishte rrëzuar më herët në 2 shkallët e Prokurorisë së Posaçme.
“Juve e kuptuat thelbin e gjykimit të sotëm. Thelbi i gjikimit të sotëm në Gjykatën e Lartë ishte vendimi i drejtuesit të SPAK i cili nuk e regjistroi kallëzimin penal ndaj Berishës, Bashës dhe Andrea Prendit, me arsyetimin e kompetencat për shqyrtimin e kësaj çështjeje është Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, që e ka në dorë një vendim.
Ne nuk u pajtuam me këtë vendim dhe e ankimuam në gjykatën e shkallës së parë të posaçme, e cila i dha të drejtë drejtuesit të SPAK. Pastaj në Apel, që i dha të drejtë SPAK duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Pastaj bëmë rekurs për në Gjykatën e Lartë dhe i thoshim asaj se kompetente për këtë çështje nuk është Prokuroria e Tiranës, pasi ajo e ka bërë punën e vetë me vartësat.
Ndërsa urdhëruesit nuk ka kompetencë Prokuroria e Tiranës, por SPAK. Tani Gjykatë e Lartë urdhëroi që të regjistrohet procedimi penal në SPAK dhe Berisha, Basha dhe Ndrea Prendi do të hetohen nga SPAK, edhe në bazë të vendimit të dhënë nga Gjykata e Strasburgut”, tha Beqiri.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko
- 15:26 Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime
- 15:24 Vëllait të kryeministrit Sanchez i ndalohet mbajtja e një posti publik për 9 vjet pas dënimit për shpërdorim të detyrës
- 15:17 Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 15:12 Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin
- 15:11 Zjarri përfshin një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për viktima dhe disa persona të zhdukur (VIDEO)