“Putin s’duhet lënë…”-Shefi i NATO: Ukrainasve s’po u mbaron guximi, por municioni
Jens Stoltenberg u ka kërkuar anëtarëve të NATO-s që të dërgojnë me shpejtësi më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë, për të shmangur “gabimin e rëndë historik” të një fitoreje ruse në fushën e betejës.
Sipas mediave të huaja, sekretari i përgjithshëm i aleancës tha se ukrainasve “nuk po u mbaron guximi, po u mbaron municioni”.
“Së bashku ne kemi kapacitetin për t’i siguruar Ukrainës atë që i nevojitet,” tha ai. “Ne duhet të tregojmë vullnetin politik për ta bërë këtë.”
Vendet e NATO-s duhet të “gërmojnë thellë dhe të arrijnë shpejt” pasi vonesat do të çojnë në “pasoja reale në fushën e betejës”, tha Stoltenberg teksa dorëzonte raportin vjetor për vitin 2023.
“Ky është një moment kritik. Do të jetë një gabim i rëndë historik të lejosh Putinin të mbizotërojë,” tha ai.
Kujtojmë se që prej 24 shkurtit të dy viteve më parë, pas nisjes së agresionit të pajustifikuar të Rusisë ndaj fqinjit të saj perëndimor, me mijëra persona kanë humbur jetën, civilë dhe ushtarakë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës