Kelmendi: Kurti, shqiptari që ka fuqinë më të madhe në historinë e Kosovës

26 Mars 2021 | 19:17

Emisioni i sotëm Balkan Talks në Euronews Albania u ndal te realiteti i ri politik në Kosovë, ku sapo është krijuar qeveria e re. Adriatik Kelmendin drejtori i televizionit Klan Kosova dhe moderator analizon këtë situatë politike dhe sfidat me të cilat do përballet jeta publike në Kosovë.

“Ishte një fushatë që doli e suksesshme dhe është votuar qeveria dhe pati një rotacion. Në letër qeveria Kurti duket premtues ka pasur kujdes për përfaqësimin gjinor dhe ka ministra nga qeveria Kurti 1. Ka përfshirë edhe nga shoqëria civile, në përgjithësi në letër duket qeveri premtuese, por periudha në të cilën po e merr drejtimin ka shumë sfida”, – shprehet moderatori Adriatik Kelmendi për Euronews Albania.

Moderatori e sheh z. Kurtin si një kryeministër që ka shumë përgjegjësi dhe është momenti që ai të realizojë premtimet, që ka bërë.

“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë ai subjekt që ka bërë opozitë brenda dhe jashtë Kuvendit, ka fituar më shumë se çdo subjekt tjetër politik dhe duke qenë se ato akt janë kritikuar nga të tjerat dhe ato nuk do veprojnë njësoj si opozitë. Duhet patur kujdes se z. Kurti është shqiptari që ka fuqinë më të madhe në histori se Kosova është pa administrim ndërkombëtar dhe opozita është në ditët e saj më të rënda,”- thotë Adriatik Kelmendi.

Ndërsa përsa i përket çështjes së presidentit, z. Kelmendi e sheh shumë të kujdesshëm në veprim z. Abdixhiku.

“Ajo që kemi parë është që kanë qenë të kujdesshëm të tre dhe kanë lënë të hapur që znj. Osmani të ketë mbështetjen e LDK-së. Kjo është sfida e parë e madhe e z. Abdixhiku se pa presidente atëherë shkojmë në zgjedhje. Po a dëshiron një lider i ri të shkojnë sërish në zgjedhje,”- rrëfen drejtori i Klan Kosova për Euronews Albania.

Pyetjes së gazetarit Franko Egro për mënyrën se si do veprojë kryeministri Kurti në zhvillimin e dialogut, ai iu përgjigj se nuk ka pse të nxitojë se duhen marrë vendimet e duhura.

“Z. Kurti po teston ujërat dhe nuk ka pse nxiton për dialogun, pasi nuk pyetet vetëm një palë për këtë, por duhen edhe ndërkombëtarët. Kurti e di që në Serbi janë zgjedhjet dhe do e shtyjë derisa të zhvillohen ato dhe do fokusohet në çështje të brendshme që i shqetësojnë dhe qytetarët. Nëse del dikush me sukses në dialogu atëherë do fitojmë të gjithë,” – thotë z. Adriatik Kelmendi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026