Kush do jetë kandidati i opozitës për kryeministër? Manjani: Rama ka nisur fushatën
Juristi Ylli Manjani tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se Edi Rama ka nisur tashmë fushatën elektorale.
Sipas tij duhet të ishte opozita ajo që duhet të ishte përpara me përgatitjen e fushatës zgjedhore, por ajo ende nuk ka as grupin e ri parlamentar dhe as emrin për kryeministër.
“Edi Rama ka çdo gjë në dorë, sot ka filluar fushatën elektorale. Unë mendoj se e ka bërë edhe për të krijuar evente se nuk ka evente ekzekutive, Mendoj se e ka filluar tani fushatën elektorale, pasi mendoj se ai do të krijojë një event, ta mbushë këtë periudhë deri në zgjedhje me ngjarje të kësaj partie. Çfarë po bën pala tjetër?
Po përpiqet të instrumentalizojë veten nëpërmjet jetës parlamentare. A jemi në plane të barabarta? Jo. Duhet të ishte opozita ajo që sot duhet të kishte filluar fushatën elektorale duhet të kishte filluar kontrollin në terren, organizimin e punës në terren, duhet të kishte gati grupin e ri parlamentar, duhet të kishte gati qeverinë hije, emrin e kryeministrit. Nuk i ka gati”,-tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane