Humbën jetën 26 persona, sot 16 vite nga shpërthimi në Gërdec
Ditën e sotme shënohen 16 vite nga masakra e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.
8 të pandehurit e dërguar në gjykatë sot janë liruar nga burgu dhe ende nuk është vënë drejtësi.
GJKKO po heton çështjen për akuza të rënda “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash”, ndërsa ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun.
Seanca e fundit e Mediut ishte më 13 mars. Ish-ministri i Mbrojtjes asokohe, i cili refuzoi që të dëshmonte në GJKKO në cilësinë e të pandehurit për masakrën e Gërdecit. Mediu përmes një deklarate nuk pranoi të pyetej në seancën gjyqësore, por kërkoi që të ishte i fundit që të jepte sqarime pasi sipas tij në këtë moment të procesit do të jetë ishte thjesht një akt formal, që nuk i shërben aspak të vërtetës, por thjeshtë statistikës.
Mediu e konsideroi një proces të manipuluar mediatikisht dhe politikisht hetimin dhe gjykimin për masakrën e Gërdecit.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjyqi i “Sterilizimit”, Beqaj jashtë kafazit! Shtyhet seanca për kërkesat paraprake
Policia dhe RENEA operacion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, nuk gjendet në banesë. Sekuestrohet 1 pistoletë
Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pyetet dëshmitari i radhës. Shtyhet seanca për më 14 korrik
- 14:57 Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së
- 14:51 Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg
- 14:47 Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia
- 14:46 Dorëhiqet kryeministrja e Lituanisë Inga Ruginiene bashkë me kabinetin qeveritar
- 14:42 Katari: Dialogu me Iranin mbetet kyç për sigurinë e rajonit!
- 14:40 Hidratim apo avantazh taktik, rregulli i ri në Botëror ndez debat