Rusia thotë se Ukraina po i vazhdon sulmet raketore kundër rajonit të saj
Rusia ka thënë të premten se Ukraina po i vazhdon sulmet raketa ndaj rajonit të saj, Belgorod, derisa Kievi tha se Moska i sulmoi shtatë rajone ukrainase me 27 dronë të llojit “Shahed” dhe me tetë raketa mëngjesin e së premtes.
“Të gjithë 27 dronët u rrëzuan mbi rajonet Kirovohard, Mikolaiv, Herson, Hmelnitski, Vinitsia dhe Kiev”, tha ushtria ukrainase në një komunikatë.
Nuk u raportua për viktima apo dëme.
Ushtria ukrainase nuk tregoi nëse i ka rrëzuar edhe raketat ruse.
Ajo tha gjithashtu se forcat ukrainase u angazhuan në 76 beteja nga afërsia në 24 orët e fundit në zonat e rajonit lindor Donjeck, Novopavlivka, Avdivka dhe Liman.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se Ukraina e sulmoi rajonin e saj kufitar, Belgorod, përsëri të premte, duke i hedhur mbi të shtatë raketa “Vampir”, të cilat u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes raketore ruse.
Ajo nuk tregoi nëse ka pasur viktima apo dëme nga këto sulme.
Kanali Baza në Telegram e postoi një video ku shihet një veturë duke u djegur në një rrugë në kryeqytetin rajonal, Belgorod, i cili është duke u sulmuar nga Ukraina në tri ditët e fundit.
Aleksei Kulemzin, kryetari i emëruar nga Moska në qytetin e okupuar nga Rusia, Donjeck, tha në Telegram se tre fëmijë u vranë nga bombardimet ukrainase të premten.
Pretendimet e tij nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.
LEXONI GJITHASHTU:
Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh
Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste
Sulmet ruse në Ukrainë lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe 20 të plagosur
- 21:51 Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
- 21:49 Hiqet pas dy dekadash gardhi i Gjirit të Kakomesë, gazetari jep detajet për Review në Euronews Albania
- 21:44 Kikia: Ka grupe që mund të përplasen, ja çfarë e rrezikon protestën
- 21:20 Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh
- 21:12 Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE
- 21:00 Fitorja që tronditi laburistët dhe themelet e Starmer në Britani