Me 102 kg drogë në makinë, arrestohet kryepolici në Igumenicë. Pasagjer 1 shqiptar
Dy policë grekë kanë rënë në prangat e policisë nga autoritetet vendase në zonën e Igumenicës.
Efektivët u ndaluan për shkak të përfshirjes në trafikun e drogës në bashkëpunim me një shtetas shqiptar.
Gjithçka nisi mbrëmjen e së enjtes, ku automjeti zyrtar i kryepolicit nuk iu bind urdhrit të patrullës në terren për të ndaluar. Pas një ndjekje disa minuta mjeti ndaloi kur drejtuesi humbi kontrollin dhe u përplas me tre makina të parkuara në anë të rrugës.
Drejtuesi i mjetit ishte një kryepolic grek 41 vjeçar, pjesë e Prokurorisë së Narkotikëve në Igumenicë.
Kryepolici ndodhej në makinën zyrtare me një 41-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Arben Murto, me origjinë nga fshati Shalës i Konispolit.
Pas kontrollit të imtësishëm, brenda mjetit zyrtar u gjetën 19 pako kanabis të papërpunuar me peshë totale 102 kg e 670 gramë.
Në momentin e arrestimit, 41 -vjeçari ishte në detyrë patrullimi së bashku me një koleg 50-vjeçar, i cili gjithashtu shërben në sektorin e antidrogës. Në momentin e operacionit, 50-vjeçari ndodhej në një kafene në zonën Sayada të Thesprotisë. Ai kishte lënë pistoletën e shërbimit në makinën me të cilën kolegu i tij po kryente lëvizjen e drogës.
Dy policët u arrestuan nga autoritetet si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh