Ngjarja e rëndë në Itali, zjarri në banesë i merr jetën nënës me 3 fëmijët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes në qytetin e Bolonjas në Itali.
Tre fëmijë humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në një objekt banimi në rrugën Bertocchi, në periferi të qytetit. Bashkë me ta ndërroi jetë edhe nëna e cila u dërgua fillimisht në spitalin Maggiore në gjendje të rëndë, por që nuk mundi të mbijetonte.
Stefania Alexandra Nistor, ishte 32 vjeç, ndërkohë që fëmijët përfshinin një djalë dhe një vajzë binjakë, të moshës dy vjeç, si dhe motrën e tyre 6-vjeçare.
32-vjeçarja ishte me origjinë rumune dhe kishte ndërtuar familjen e saj në Itali. Mediat italiane raportojnë se babai nuk ndodhej në banesë kur ajo u përfshi nga flakët.
Një qark i shkurtër i shkaktuar nga një ngrohës elektrik mund të jetë shkaku i zjarrit që shkaktoi tragjedinë.
Apartamenti është sekuestruar dhe po vijojnë hetimet për të rindërtuar më në detaje origjinën e zjarrit.
Sipas hetimeve paraprake bëhet me dije se kur zjarrfikësit mbërritën në banesën e katit të katërt, në një pallatin 8-katësh ata u ndeshën me një ambient të mbushur me tym.
Zjarri, i cili dyshohet të jetë aksidental, ishte i përmasave modeste dhe përfshiu një ngrohës elektrik në dhomën e gjumit, duke bërë që të lëshohej shumë tym dhe të asfiksonte familjen që ishte në gjumë.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik