Miratohen komisionet hetimore, Çuçi: Emrat e anëtarëve vendosen javën e ardhshme

15 Mars 2024 | 16:30

Ditën e sotme u mbajt mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, në të cilën u miratuan kërkesat për dy Komisionet Hetimore, të kërkuara nga opozita.

Pas mbledhjes kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi foli për mediat ku tha se përveç ngritjes së dy komisioneve është rëndë dakord edhe për ngritjen e një platforme brenda komisionit të ligjeve për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë tre të pestat e votave.

“Siç e dini ramë dakord për objektet e dy komisioneve hetimore, një për shërbimin në shëndetësi ku futet sterilizimi dhe check up dhe i dyti për mbrojtjen e të dhënave, pra komisioni për TIMS-in.

Gjithashtu ramë dakord që të mandatojmë komisionin e ligjeve për të ngritur një platformë brenda komisionit të ligjeve për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë tre të pestat dhe për ato që janë pjesë e agjendës për integrimin europian. Emrat do të vendosen javën tjetër. Ne mandatuam sot komisionin e ligjit brenda të cilit do të ngrihet një grup pune, nuk është nënkomision”,-tha Bledi Çuçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori amerikan në BE: Trump ‘ende i zhgënjyer’ me NATO-n për shkak të Iranit

Ambasadori i SHBA-së në BE, Andrew Pudzer, thotë se aleatët e NATO-s bënë një “gabim të madh” që nuk ndihmuan SHBA-në në luftën në Iran....
20:49 | 05/06/2026

Mehdi Malkaj apel qytetarëve nga protesta: Të qëndrojmë në këmbë dhe të reagojmë

Aktori i njohur shqiptar Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim me tone emocionale gjatë një proteste qytetare, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen...
20:29 | 05/06/2026

Rama për Politico: Nëse nuk do të ishte Kushneri askush nuk do të fliste! Kryeministri kundërshton etiketimin “Revolucioni i Flamingove”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka hedhur poshtë protestat në rritje kundër një resorti luksoz të planifikuar si një fushatë të ngarkuar politikisht të...
18:04 | 05/06/2026