Salianji kundër marrëveshjes Bardhi-Çuçi: Është e dëmshme dhe për PD

15 Mars 2024 | 14:47

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se është kundër marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës për komisionet.

Sipas tij, çdo perceptim i krijuar për marrëveshje me Ramën dëmton besueshmërinë e opozitës.

Më tej ai theksoi se Rama nuk ka për të pranuar Reformën Zgjedhore, duke shtuar se s’ka pse ta mbajë një barrë të tillë PD.

“Kemi refuzuar deri më sot uljen në tryezë më mazhorancën. Nuk kemi plotësimin e kërkesave që kemi bërë. Çdo perceptim i krijuar sikur ne ulemi me Ramën dëmton besueshmërinë e opozitës. Çdo marrëveshje apo dialog me Ramën, ne e kemi provuar se është i dëmshëm për PD. Rama nuk mban marrëveshje dhe ne nuk kemi asnjë instrument  se si ta kushtëzojmë në marrëveshje.

E gjitha është ëe gabuar dhe në afatgjatë kam përshtypjen se do të konfirmohen. Kemi pasur zbatimin e Kushtetutës dhe rikthimin e Kushtetueshmërisë. Ky dialog nuk ka arritur të  adresojë kërkesat e publikut. Është e dëmshme dhe për PD. Rama nuk ka për të pranuar Reformën Zgjedhore dhe nuk ka pse PD të mbajë barrën bashkë me PS. Përgjegjësi duhet të jetë Rama”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026