“Gëzim! Nuk kam fjalë”, Kadare flet për Euronews pas nominimit për The Booker Prize

15 Mars 2024 | 20:05

“Gëzim! nuk ka fjalë tjetër”, kështu u përgjigj shkrimtari Ismail Kadare i pyetur nga pedagogia Elsa Skënderi Rakipllari se si ndihet që libri i tij, “Kur Sunduesit Grinden” është shpallur kandidat për çmimin “The Booker 2024”.

“Gëzim, nuk ka fjalë tjetër! nuk ka fjalë tjetër, çdo autor e mirëpret një vlerësim të tillë. Është një rol i rëndësishëm i çdo vepre i çdo shkrimtari në çdo gjuhë të botës. I bën nder shkrimtarit, gjuhës, vendit nga përkthehet. Çdo njohje e re në çdo gjuhë ndihmon edhe gjuhët e tjera që ta marrin e ta afrojnë një autor”,-tha Kadare për Euronews Albania.

Libri i botuar në vitin 2018 në Shqipëri, sjell një qasje mbi raportin e shkrimtarëve me diktatorët. Kadare rrëfen telefonatën e diskutuar gjatë, të një shkrimtari në ish-Bashkimin Sovjetik me Stalinin që në një moment do ta përdorte këtë telefonatë kundër vetë shkrimtarit.

Juria që vlerësoi librin dhe e renditi mes librave të përzgjedhur në garë, e cilësoi këtë roman një meditim magjepsës mbi Rusinë Sovjetike, autoritarizmin, strukturat e pushtetit dhe një periudhë shkrimtarësh të mëdhenj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026