Sekuestrohen armë zjarri në makinën e Emilijano Nikës, kushëriri i Ervis Martinajt

16 Mars 2024 | 12:47

Policia jep detaje lidhur me operacionin e ndërmarrë mbrëmë në Sauk.

Sot policia njofton se ka sekuestruar automjetin që ishte në pronësi të Emiljano Ninas, aktualisht në paraburgimin e ‘313’. Gjithashtu ai është dhe kushëriri i Ervis Martinajt, mikut të Eljon Hatos.

Jane sekuestruar 2 armë zjarri (një pistoletë, një automatik) si dhe një bllokues valësh të cilat u sekuestruan.

Automjeti i gjetur dje në parkingun e një pallati në Sauk të vjetër në rrugën ‘Xhabrahimi’, dyshohet se përdorej nga Olsi Gjoshi, i shpallur në kërkim.

“Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, dhe Komisariati i Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat:

▪️Në rrugën “Xhabrahimi”, Sauk i Vjetër, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në parkingun e një pallati, automjetin në pronësi të shtetasit E. N., 28 vjeç, (aktualisht ndodhet në paraburgim të IEVP 313, Tiranë), i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi O. Gj., 37 vjeç”-njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026