1 në 10 të rritur vuan nga veshkat, mjekët apel për kontrolle: Simptomat që shfaqen

16 Mars 2024 | 18:41

Sëmundjet kronike të veshkave po përhapen gjithmonë e më shumë në popullatë, kjo për faktin se veshka lidhet me dy sëmundje siç është diabeti dhe hipertensioni.

Në ditën botëror të veshkave mjekët nefrolog pohojne se 1 në 10 të rritur vuajnë nga probleme kronike renale.

“Paraqet një rritje të prevalencës së sëmundjes renale kronike, kjo rritje e prevalencës, reflekton jo vetëm  rritjen e  faktorëve të riskut që për grupmoshat mbi 65 vjeç është diabeti hieprtensioni obeziteti por gjithashtu dhe rritjen e mbijetesës së pacientëve me sëmundje renale kronikë në ndodhen në stad terminale, pra kjo reflekton aksesin ne rritje të terapisë renale zëvendësuese”, tha Ilda Isufaj nefrologe.

Mjekët kërkojnë rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për kontroll të vazhdueshëm me qëllim kapjen e sëmundjes që në faza të herëshme

“Depistimi i hershëm, menaxhimi i duhur me qasjet e reja terapeutiek ,dieta, aktiviteti fizik janë indikator të rëndësishëm në ecurinë e sëmundjeve renale kronike duke vonuar kështu jo vetëm kohën e instalimit por dhe ecurinë e saj drejt dializës”, tha ajo.

Terapitë e reja zëvendsuese që po përdoren në botë tashmë janë dhe në Shqipëri, por ato kanë kosto të mëdha për pacientët.

“Më  dhanë një preparat të ri, por ishte shumë i shtrenjtë 93 mijë lekë 28 kokrra. Duhet patjetër të rimbursohet se 93 mijë lekë, është kosto e madhe. Ne pensionist jemi. Ne 200 mijë lekë në muaj i duam ilaçe”, tha pacienti.

Hipertensioni, mungesa e oreksit, pagjumësia apo krampet muskulare janë disa nga simptomat që lidhen me problemet e veshkave që duhet të na orientojnë direkt tek mjeku. Sëmundja kronike e veshkave  vlerësohet të prekë më shumë se 850 milionë njerëz në mbarë botën. Aktualisht, ajo është shkaku i 8-të kryesor i vdekjes dhe nëse nuk adresohet, parashikohet të jetë shkaku i 5-të i fataliteteve deri në vitin 2040.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026