Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare mjeshtri i futbollit korçar Teodor Vaso

17 Mars 2024 | 09:14

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare mjeshtri i futbollit korçar dhe shqiptar Teodor Vaso. Largimi nga kjo jetë i mjeshtrit të madh të futbollit shqiptar ka ardhur papritur pasi ai ishte shumë aktiv, deri në momentin e fundit të jetës së tij.

Teodor Vaso është një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar. Që nga titujt kampion me Tiranën e me Partizanin, gjatë jetës së tij futbollistike mjeshtri i topekëmbës ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse, dhe ka qenë përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombëtare, 18 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 15 ndeshje me skuadrën Partizani dhe 3 me skuadrën korçare.

Korçari i njohur gjatë jetës së vet futbollistike ka pasur fatin të luajë me futbollistët më të njohur Europian të kohës përfshi këtu edhe Overat, të madhin e futbollit gjerman, pa thënë Franz Beckenbauer e emra të tjerë po kaq të njohur

Teodor Vaso është pjesë e ekipit tonë kombëtar që kanë ndaluar Gjermaninë për të shkuar në finalet e Kampionatit Europian në 1967.

Teodor Vaso është padyshim heroi i kësaj ndeshje, pasi trajneri Loro Boriçi do i kërkonte të luante në këtë ndeshje të papërsëritshme me ashtu i dëmtuar, duke sakrifikuar për fanellën kuq e zi.

Teodor Vaso është histori, është legjendë e futbollit korçar e atij shqiptar ndaj e për këtë ikja nga kjo jetë e Mjeshtrit ka qenë humbje e madhe për gjithë futbollin shqipfolës. Mjeshtra si Teodor Vaso duhet të jetojnë gjatë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026