Turizmi rekord dhe në janar, net-qëndrimet e të huajve rriten me 69%
Edhe pse në dimër, netë-qëndrimet në destinacionet turistike dhe strukturat akomoduese shqiptare kanë mirëpritur vizitorë dhe pushues të shumtë.
E dëshmon INSTAT, ku të dhënat e fundit të publikuara tregojnë një rritje gjithsej 49.4% krahasuar me janarin 2023.
Rekord shënojnë net-qëndrimet nga vizitorë jo rezidentë, të cilët janë rritur me një përqindje të fortë prej gati 70%, siç dëshmon raporti.
Të njëjtën ecuri ndjek edhe treguesi i vizitave dhe kalimeve në pikat hyrëse të vendit, ku të parët në listë kryesojnë turistët dhe pushuesit e huaj, të cilët me një rritje 42% krahasuar me të njëjtën periudhë, gati janë dyfishuar. Duket se edhe pse jemi në muajt ende të ftohtë të vitit, kureshtja dhe dëshira e turistëve të huaj nuk shteron dhe i nxit ata që të eksplorojnë Shqipërinë.
Një risi për këtë vit është edhe kërkesa e lartë për destinacionet të cilësuara jo bregdetare, të cilat renditen të parat në listë me 69.3% të frekuentueshmërisë.
Turizmi tashmë mund të konsiderohet një industri që prodhon fitime për vendin jo vetëm gjatë sezoneve tradicionale si ai I stinës së verës, por përgjatë gjithë vitit. Kërkesa e lartë e turistëve për të vizituar zonat malore është një dritë jeshile dhe për zhvillimin e turizmit malor si dhe agroturizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë