Hematologu: Shpohet veshi i pacientit për të provuar sa zgjat gjakderdhja
Një mpiksje e papritur e gjakut mund të çojë në probleme serioze dhe madje edhe në vdekje. Në një arterie e bllokuar mund t’ju shkaktojë një atak në zemër ose një goditje në tru. Nëse ndodh në venë, mund të ndjeni dhimbje dhe ënjtje.
Sotiraq Lako, hematolog tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se një procesurë e vjetër që ende përdoret për të parë se sa zgjat gjakderdhja është përmes shpimit të veshit të pacientit.
“Analiza e trombociteve është një analizë rutinë. Koha e hemorragjisë është një procedurë rutinë, bëhet te veshi dhe zgjat 2-4 minuta. Është një procedurë që po humbet, por koha e hemorragjisë normale është 2-4 minuta. Faza e dytë e mpiksjes së gjakut është faza e koagulimit që është më e fuqishmja. Hemostaza është term i përgjithshëm dhe këtu përfshihet edhe koagulimi, që ka një sërë faktorësh. Ka dy rrugë të mpiksjes së gjakut, që është ajo e brendshme e cila është më e fuqishmja dhe në analizat e përgjithshme matet me një test që bëhet para çdo ndërhyrjeje kirurgjikale”, tha mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta