Tregu i mbushur me produkte të huaja, kostot për shitjen e produkteve shqiptare…
Prodhimet vendase e kanë të vështirë të dominojnë tregun, pasi kostot në krahasim me produktet e importit janë të larta.
Një sipërmarrës në Durrës që mbledh frutat e egra në pyjet shqiptare tregon se në këto kushte është i detyruar që produktet bio t’i eksportojë.
“Dhe si mund të mendojmë ne, që të rrisim rrogat, t’i bëjmë më të larta për këta punëtorë që të mos ikin jashtë shtetit, kur ne vetë në vendin tonë jemi të penalizuar dhe ky është një problem shumë serioz”, tha sipërmarrësi Ardian Çitozi.
Ky është shqetësimi që ngre Ardian Çitozi, një sipërmarrës nga Durrësi, i cili prej më shumë se 10 vitesh tashmë bën gliko dhe reçel, me frutat e pyllit të Shqipërisë, që po kërkohen nga gjithë bota.
“Në rrugëtimin tim, unë po e kuptoj që këtu është shumë e vështirë të punosh. Ne kemi pasur një shans, që kemi eksportuar me shoqërinë tonë këto produkte që po i prodhojmë këtu, por unë nuk dua t’i dërgoj jashtë shtetit, dua t’i shes këtu”, tha sipërmarrësi Ardian Çitozi.
“Që unë të shkoj të bëj një kontratë me një zinxhir supermarketesh ata më kërkojnë para për barkode, më kërkon një përqindje në fund të vitit, më kërkojnë oferta të ndryshme gjatë vitit, ndërkohë që këtë Komuniteti Europian e ka ndaluar këtë në Europë”, tha ai më tej.
“Ne prodhuesit shqiptar jemi të penalizuar, se të shkosh sot, të njejtin produkt ta marrësh në Serbi, serbi nuk ta paguan as barkodin, nuk i jep as përqindjen në fund të vitit dhe as nuk do t’ja dijë për ofertat”, shtoi sipërmarrësi.
Në një kohë, kur punët e fshatit “kërcënojnë” me zhdukje dhe raftet e marketeve në vend janë të mbushura me ushqime të importuara, Çitozi prodhon së paku 18 lloje glikosh dhe reçelrash, që kanë si bazë frutat e egra të pyllit.
“Te kjo magazina këtu në ShënaVlash ne kemi filluar që të prodhojmë gliko dhe reçelra të ndryshëm me frutat tona të mrekullueshme shqiptare, që i kemi vetëm ne dhe na ka zili gjithë bota”, tha Çitozi.
“Kemi reçelin e boronicës, e mjedrës, e manaferrës, e vishnjës, që këto janë të rralla në Shqipëri”, shtoi sipërmarrësi.
“Tregjet unë i kam në Hungari, në Kroaci dhe Itali, kjo përsa i përket gështenjës industriale”, tha ai më tej.
“Përsa i përket gështenjës kokërrmadhe unë kam kërkesë deri në Amerikën e largët, të gjithë sasinë e asaj që ne mbledhim këtu, por dukë qenë që kërkon investime të jashtëzakonshme, jemi pak prapa me këtë pjesë”, shtoi sipërmarrësi.
Si zgjidhje për situatën e krijuar në tregun vendas, ai sugjeron të merret në konsideratë ai që njihet si “kilometri zero”.
“Këtu ndodhemi në Durrës dhe këtu ne kemi hoteleritë dhe restorantet më të mëdhaja në gjithë Shqipërinë, pse mos të furnizohen këto nga produktet tona, nga prodhuesit vendorë? Ne flasim gjithmonë për kilometrin zero, Europa ka bërë shumë propagandë për kilometrin zero. Ne jemi një shembull për këtë”, përfundoi Çitozi.
Prodhuesit vendas kërkojnë po ashtu bashkëpunimin me agjencitë turistike, në mënyrë që gjatë verës turistët e huaj të mund të vizitojnë punishtet e provojnë kështu produktet autentike shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona