“Sheikët” në cirkuitin e shpejtësisë së pastër
Formula 1 është një sportet më të kushtueshme dhe kjo konfirmohet edhe nga listë pagesat e vitit 2024.
Në të do të shohim se Max Verstappen përfiton $55m nga Red Bull, cka konfirmon se nuk është e thjeshtë të përballosh një kampion Bote në skuderi.
I 2’ti në listën e sheikëvë në pistë qëndron Lewis Hamilton që i kushton jo pak Mercedes, nga arkat e gjermanëve për anglezin dalin $45m. Më pak se ½ e asaj që 7 herë kampioni do të përfitojë 1 vit më pas në Maranello. E pikërisht te Ferrari gjejmë pilotin e 3’të më të paguar në cirkuit, ai është Charles Leclerc me $34m.
I 4’ti ose i fundit që përfiton të paktën $20m është Lando Norris në listëpagesat e McLaren. Dy janë pilotët që paguhen $18m në një vit, britaniku George Russell tek Mercedes dhe spanjolli Fernando Alonso tek Aston Martin. 4 milionë më pak përfiton Sergio Perez në vitin e fundit të kontratës tek Red Bull që ndiqet nga Carlos Sainz me $12m edhe ai në sezonin e fundit tek Ferrari.
Valtteri Bottas është i fundit që paguhet në shifra dyfishe. Kick Sauber shpenzon $10m në vit për të. Pilotët më të varfër në Formula 1 janë Daniel Ricciardo që përfiton $7m nga Visa Cash, Esteban Ocon me $6m nga Alpine, shifër e njëjtë me shokun e skuadrës Pierre Gasly dhe Oscar Piastri’n te McLaren.
$5m paguan Haas për Kevin Magnussen, 2 më pak Williams për Alex Albon dhe Aston Martin për Lance Stroll. $2m përfiton Nico Hulkenberg nga Haas, shifër e njëjtë me atë të Guanyu Zhou nga Kick Sauber. Në fund Yuki Tsunoda dhe Logan Sargeant që garojnë për $1m me Visa Cash dhe Williams.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)