Prençi sulmon Bardhin: Bashën e kritikuam atëherë, ç’duhet të bënte para negociatave

20 Mars 2024 | 21:46

Ish-drejtori i Policisë, Shemsi Prençi, ka kritikuar kreun e grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin, duke thënë se ai ka bërë të njëjtat gabime që bëri kryedemokrati Lulzim Basha kur përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha nga PD, pa mbledhje të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar.

Komentet Prençi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Bardhi duhet të kishte ftuar edhe grupin e Bashës, përpara se të negovionte me PS-në për të rikthyer normalitetin në Parlament.

Ai tha gjithashtu se duhet një bashkim i madh opozitar për të mundur qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“Unë të njëjtin qëndrim kam mbajtur prej 2 vitesh e gjysmë që është kjo historia e shkatërrimit të PD-së. Unë kam thënë që Shqipëria ka nevojë për një bashkim opozitar përtej PD. Duhen të gjitha partitë opozitare, madje edhe ata të zemëruarit me regjimin, madje edhe ata të majtët për ta mundur regjimin e Ramës.

Unë nuk jam me ekstremizmat, por kam edhe një refleksion ndryshe që Gazment Bardhi duhet të kishte ftuar edhe pjesën tjetër të PD-së, edhe kur është mandatuar si kryetar i Grupit Parlamentar për të negociuar me mazhorancën, jo pasi shkoi dhe negocioi, sepse do të biem në të njëjtat gabime.

Ne e kemi kritikuar Lulzim Bashën pse e përjashtoi Berishën vetëm, pse nuk mblodhi Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Edhe Bardhi këtë gabim bëri, pse nuk e ftoi Grupi Parlamentar edhe pjesën e mbetur, që të thoshte që kauza jonë është realizuar në Parlament, tani do të ulemi sepse do e detyrojmë mazhorancën të marrë vendime.

Këtë nuk e bëri Bardhi, tani që ka marrë një copëz Komisioni, që ka peshë specifike, i çon peshë dhe i lë një vend bosh. Në atë vendin bosh kishte vende edhe për PR, edhe për PL, edhe për grupin e Bashës”, tha Prençi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026