Vuçiç tërheq deklaratën për Kosovën, Petkoviç: Nuk i tundim armët askujt

21 Mars 2024 | 09:56

Drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç i ka dalë në mbrojtje “shefit” të tij, Aleksandër Vuçiç.

Petoviç ka dhënë një deklaratë për media në të cilën tha se Beogradi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk kanë kërcënuar askënd me luftë.

”Beogradi dhe presidenti Aleksandar Vuçiç nuk kërcënojnë askënd, as nuk i tundin armët, por ndryshe nga Prishtina janë shtyllë e paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Sipas tij, ”edhe ata shumë më të fortë dhe më të fuqishëm se Albin Kurti nuk mund ta ndalojnë Beogradin që të kujdeset gjithmonë për njerëzit e tij, pavarësisht se ku jetojnë”.

Deklarata e presidentit Vuçiç shkaktoi reagime të forta në Perëndim. Pak ditë më parë Vuçiç sfidoi Perëndimin që të zgjidhte mes Serbisë dhe Kosovës, teksa tha: ”Nuk është problem i doni ata e nuk na doni neve, nëse i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të edukuar dhe mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvoja pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vjetët e kaluara që ta presim momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026