Osmani: I pamundur anëtarësimi në INTERPOL pa ndihmën e SHBA
Presidentja Vjosa Osmani foli për rezultatet e bashkëpunimit me SHBA-në në një konferencë për media pas takimit me Ndihmës Sekretarin amerikan për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson.
Osmani vlerësoi ndihmën e dhënë nga Byroja që udhëheq Ndihmës Sekretari Robinson, pa ndihmën e të cilës nuk do të realizoheshin disa nga sukseset e rëndësishme të institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Disa nga arritjet më të rëndësishme të institucioneve tona e kanë pikërisht vulën e Byrosë që e udhëheq Ndihmës Sekretari Robinson, duke përfshirë edhe vetë themelimin e Policisë së Kosovës, e cila sot gëzon besimin e mbi 95% të qytetarëve të Kosovës”, tha Osmani.
Ajo tha se Ndihmës Sekretarit i tregoi edhe për synimin e vendit për t’u anëtarësuar në INTERPOL, gjë që tha se “do të jetë i pamundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“I nderuar Ndihmës Sekretar Robinson, Kosova vazhdon të mbetet e përkushtuar për ta vazhduar bashkëpunimin me partnerët tanë më të çmuar, që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e në veçanti byroja që ju udhëheqni. Uroj që të vazhdojmë t’i shohim rezultatet e partneritetit tonë dhe punës sonë të përbashkët ditë pas dite, e gjithnjë në drejtim të sukseseve të reja. Ju faleminderit për përkrahjen e palëkundur dhe gjithmonë shiheni Kosovën si shtëpinë tuaj të dytë”, i tha Osmani në konferencë Ndihmës Sekretarit amerikan.
Presidentja tha paraprakisht se “mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë prezente në çdo sektor strategjik dhe në çdo hap të shtetndërtimit tonë”.
“E në këtë drejtim, edhe mbështetja që kemi pranuar nga Byroja që udhëheq Ndihmës Sekretari Robinson shquhet për kohëzgjatjen, dinamikën si dhe shumëllojshmërinë e asistencës, përmes së cilës janë themeluar e fuqizuar mekanizmat tanë kryesorë për sundimin e ligjit në Kosovë. Ndihmës Sekretari Robinson ka qenë natyrisht ndër njerëzit që ka dhënë këtë kontribut gjatë viteve. Përderisa vinim këtu, më tregonte edhe se si ka punuar me Sekretaren Albright dhe kjo është një dëshmi se sa shumë njerëz ka edhe sot në administratën amerikane që kanë dhënë kontribut për dekada të tëra që Kosova të jetë këtu ku është sot. E natyrishëm ndër ta është edhe vetë ambasadori Hovenier”, tha Osmani.
Presidentja shtoi se Kosova u detyra të fillonte nga zeroja, ndërsa me ndihmën e partnerëve kemi arritur suksese duke sjellë edhe programe që kanë qenë vendimtare në përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër narkotikëve, krimit të organizuar dhe trafiqeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestuesve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin