“Do justifikoj besimin e votuesve”, Putin: Rusia në epokë historike

21 Mars 2024 | 16:18

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit pas shpalljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve, presidenti rus Vladimir Putin është zotuar se do ta justifikojë besimin e dhënë nga votuesit.

Sipas agjencisë së lajmeve “Tass”, Putin ka premtuar se do të përdorë të gjitha propozimet konstruktive të kandidatëve të tjerë për president dhe se do të bëjë gjithçka që është në pushtetin e tij për të justifikuar besimin qytetar.

“Rusia po ecën në një shteg historik, me besimin tek forcat e saj dhe tek e ardhmja”, ka thënë më tej Putin.

Më herët, zëdhënësi i tij Dmitry Peskov deklaroi se, dërgimi i trupave ushtarake të NATO-s në Ukrainë do të ketë pasoja të rënda.

“Një lëvizje e tillë mund të çojë në pasoja shumë të dëmshme dhe madje të pariparueshme”, ka thënë Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit ka shtuar më tej se, Rusia do të përdorë të gjitha mekanizmat ligjore dhe do të gjejë mënyra të reja për të reaguar, nëse BE vendos të konfiskojë të ardhurat nga kapitalet e saj në Evropë për t’i dërguar në Kiev.

Sa i takon luftës në Ukrainë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se trupat e saj kanë marrë nën kontroll një tjetër qendër të banuar në Donbas, Tonenkoje, pranë qytetit strategjik të Avdivkës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026