“Berisha s’ka nevojë ta njohë Rama”! Demokrati mbron marrëveshjen
Pas 5 muajve, komisionet parlamentare u zhvilluan këtë të hënë fizikisht me praninë edhe të deputetëve të rithemelimit duke i dhënë fund bojkotit. Prania e njërës palë bëri që të mungojë pala tjetër. Deputetët që janë krah Lulzim Bashës munguan.
Grigels Muçollari, anëtari i Kryesisë së PD tha në një intervistë për Euronews Albania se marrëveshja i shërben interesave të publikut dhe se Sali Berisha nuk ka nevojë të njihet nga Edi Rama për të qenë drejtues i opozitës në vend.
“Jemi në kushtet që duhet të kthejmë opozitën dhe parlamentin në shina dhe për të bërë këtë duhet të mos cenohet e drejta e opozitës për të ngritur komisione parlamentare për të kontrolluar mazhorancën, kjo është kthim në normalitet dhe është përfshirë faktori ndërkombëtar. Kryeministri ka bërë hapa prapa, në absurdin që kishte nisur për të vendosur ai kush është opozita. Njohja e të drejtës për të ngritur komisione parlamentare është njohja e vullnetin të votuesve opozitarë kë kanë zgjedhur. Berisha nuk ka nevojë ta njohë Rama, është një çështje e qytetarëve të opozitës, është çështje faktike që e kemi parë në 2 zgjedhje radhazi”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi