Euro nis rënien, shënohet niveli më i ulët që nga dhjetori
Euro e mbyll javën nën 103 lekë, niveli më i ulët që nga dhjetori. agjentët e tregut thonë se ndryshimi i kursit vjen për shkak të turizmit të zgjatur dhe investimeve, të cilat kanë sjellë shtim të valutës në treg.
Euro e mbylli javën duke zbritur poshtë 103 lekëve, rënia më e madhe që nga dhjetori 2023.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me lekun në çmimin e 102.74, duke zbritur 1,8% nga fillimi i vitit dhe 10% nga e njejta periudhë e vitit të kaluar.
Duket se leku me përfundim të sezonit dimëror dhe afrimit të stinës së verës ka nisur forcimin e tij kundrejt euros. Agjentët e tregut i atribojnë trendin prurjeve të mëdha të valutës së huaj në treg, të lidhura kryesisht me turizmin. Të dhënat e fundit e publikuara nga INSTAT mbi strukturat akomoduese sugjeruam dhe një zgjatje të netëqendrimeve dhe hyrjeve të vizitorëve të huaj, edhe në muajt e ftohtë të vitit, duke dëshmuar kështu për një zgjatje të sezonit turistik në Shqipëri përtej ati tradicional.
Gjithashtu edhe interesi i shtuar i investitorëve të huaj, përbën një tjetër faktor që sipas ekspertëve, ka kontribuar në një ekuilibër më të avantazhuar për lekun kundrejt euros.
I njejti trend është ndjekur edhe nga valutat e tjtera, ku dollari amerikan u këmbye të ejnten me 94.12 lekë dhe poundi britanik me 120.2 lekë, vlerat më të ulta që nga fillimi i vitit.
Forcimi i lekut ka ndikuar dhe në mbrojtjen e goditjeve inflacioniste. Gjatë deklaratës së fundit të Këshillit Mbikëqyrës, niveli i inflacionit për muajin që lamë pas ishte 2.6%, jashtë pritshmërive të Bankës së Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko, theksoi se nëse skenari vijon injejtë, politika monetare do të duhet të aplikoj një ulje të normës së interesit.
Forcimi i Lekut ka qenë sipas Bankës faktor kyç në uljen e inflacionit dhe ka ndihmuar ndjeshëm në ruajtjen e cilësisë portofolit të kredisë në valutë, duke amortizuar rritjen e normave të interesit në euro. Por, nga ana tjetër leku i fortë ka dëmtuar ndjeshëm sektorët eksportues të ekonomisë dhe sidomos atë të fasonerisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa