Raporti i “Transparency International”, Arjan Dyrmishi: Mos hapja e negociatave me BE ka rritur korrupsionin

23 Janar 2020 | 18:31

Arjan Dyrmishi, ekspert i anti-korrupsionit duke komentuar raportin e fundit të publikuar nga “Transparency International” për nivelin e korrupsionit, shprehet se rritja e korrupsionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor është i lidhur me ngecjen e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Z. Dyrmishi duke folur në studion e Ilva Now në Euronews Albania theksoi se, raporti nuk është thjesht perceptim por llogarit thellësisht nivelin e korrupsionit pasi rezultati përfundimtar “është gërshetim i disa indekseve të performancës së vendeve”.

“Sipas këtij indeksi dhe faktikisht dhe indekse të tjera, Shqipëria nuk ka performuar mirë. Ne prisnim notë më të lartë në fakt këtë vit. Në përgjithësi të gjitha vendet e rajonit kanë pasur rënie dhe kjo lidhet me sistemin e mirëqeverisjes në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, që duhet thënë dhe ndoshta për hir të mos realizimit të asaj që ka qenë shtysa kryesore e reformave antikorrupsion, që ka qenë integrimit në BE, ka bërë që sistemet e qeverisjes të cedojnë”, u shpreh eksperti i antikorrupsionit.

Një nga hallkat kryesore që ka ndikuar në përcaktimin e një niveli të lartë të korrupsionit në vendin tonë sipas z. Dyrmishi janë tenderët. Ai thotë se, dhënia e kontratave në Shqipëri, shpeshherë dështojnë në arritjen e një standardi të lartë dhe ka mungesë transparence.

“Transparency International” e rendit Shqipërinë në vendin e 106 nga 180 vende që përfshirën në raport. Vendi ynë ka humbur 7 pozicione nga viti i kaluar pasi perceptimi i qytetarëve dhe opinionit publik ndaj pranisë së korrupsionit gjatë katër viteve të fundit është rritur. Më mirë se Shqipëria renditet Bosnje-Hercegovina, pavarësisht se ka rënë me gjashtë pikë në shtatë vitet e fundit dhe konsiderohet rënia më e fortë në Ballkan.

Indeksi i “Transparency International” çmon se sa efektive janë masat anti-korrupsion në institucionet dhe fushat kryesore, përfshirë degë të qeverisjes, gjyqësorin, median, sektorin publik e privat dhe shoqërinë civile. Reforma në drejtësi nga ekspertët e “Transparency International” është konsideruar fillim i mbarë për luftën kundër korrupsionit, por vonesa në krijimin e strukturave kyç të saj, si SPAK-u dhe Byroja e Hetimit ka kontribuar ne vlerësimin e dobët që morëm për vitin e kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021